Lëmite për mësim dhe zgjerim të njohurive të vlerësuesive të patundshmerive, dhe jo vetëm, janë të shumta dhe të lidhura me sektorë të ndryshëm të ekonomisë si bujqësia,industria, mjedisi, rrugët, infrastruktura, energjitika, sektori minerar, etj, të gjitha këto të lidhura me njeriun dhe kushtet e jetesës.
Të investosh në dije është investimi më i mirë që mund të bëjë një profesionist.
Ndaj zgjedhim të punojmë për edukimin dhe zhvillimin personal dhe profesional.
Puna e Bordit të Institutit për Vlerësime dhe Studime Pronësore është ndër të tjera e fokusuar në rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore si kapitali me i çmuar për një ndërmarrje, institucion dhe shtet.